Kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili thotë se ndryshimet në rregulloren e Kuvendit, bërë publike pak më herët nga Taulant Balla, janë një mburojë e re e maxhorancës për çdo çështje korruptive.
“Asnjë mbështetje ndryshimeve të kësaj rregullore. Farsë e shëmtuar që duhet t’i dalin për zot ata që e iniciuan në mënyrë të njëanshme. Është fare e qartë për këdo që këto ndryshime nuk kanë lidhje me asgjë tjetër, përveçse me marrjen e masave të forta të rrepta mbrojtëse nbga PS në vijim të logjikës së ndjekur për çështjen e shumëpërfolur të ish ministrit Saimir Tahiri, ku PS u bë bllok dhe barrikdë për të ndaluar hetimin e prokrurorisë, lejen për arrestimin dhe gjithë zbardhjen e kësaj çështje të rëndë. Sot PS kërkon të krijojë një mburojë të re, akoma më të fortë, për çdo çështje korruptive apo të rëndë kriminale që mund të vijë në Parlament, për deputetë të saj duke krijuar procedura ndaluese në mënyrë që drejtësia të mos funksionojë dot kurrë mbi ta”, tha Vasili.
Ai u shpreh se LSI e ka përsëritur vazhdimisht që çdo deputet të konsiderohet pa asnjë imunitet dhe t’i jepet mundësia drejtësisë e prokurorisë të hetojnë deri në fund.
“LSI, jo tani por vite më parë, i përsëritur vazhdimisht, i bërë publikisht, asnjë pengesë për drejtësinë, deputetët konsiderohen pa asnjë imunitet, dhe ti hapet mundësia drejtësisë e prokurorisë të hetojnë deri në fund për çështje të rënda të karakterit korruptiv, pastrim parave të pista, depozitim të parave të paligjshme jashtë vendit, dhe pikërisht për këto çështje të mëdha që kanë lindur nuk mund të ketë asnjë pengesë për të hetuar”, tha Vasili.
Top Channel