Fileto trofte me lakër Brukseli dhe boronicë

Lakra e Brukselit gjen vend në receta të ndryshme me përmbajtje mishi apo peshku. Ne sot do u sugjerojmë të gatuani fileto trofte me lakër Brukseli dhe boronicë.

Përbërësit:
1 fileto trofte
3-4 lakra Brukseli
100 g boronica të freskëta të ngrira
2 lime
kripë, piper
kanellë shkop
vaj ulliri

Përgatitja:
Ngrohim vajin në tigan dhe shtojmë shkopin e kanellës për të aromatizuar vajin. Kur vaji të jetë nxehur, shtojmë fileton e troftës. I hedhim kripe dhe piper.
Shtojmë dhe lakrat e Brukselit pasi i kemi prerë në mes. Në tigan hedhim dhe boronicat dhe përbërësin e fundit, lëngun e lime.
Kur salca të ketë marrë ngjyrën e kuqe të boronicës dhe përbërësit e tjerë të jenë pjekur, i servirim. Ju bëftë mirë!
Ndiqni videon në minutën 24.50.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA