Merkato e transferimeve po hyn në zonën e saj më të nxehtë, por po kaq të nxehta janë bërë marëdhëniet mes shumë klubeve. Veçanërisht situatë e nxehtë është ajo në aksin Londër-Dortmund.
Në konferencën për shtyp trajneri i Arsenal, Arsene Wenger ka lënë të kuptohet për një mundësi të transferimit në Londër të Aubameyang. “Disa gjëra duhen mbajtur sekret, ndërsa deklaratat bëhen kur tratativat janë mbyllur. Aubameyang do të ishte i mirëpritur. Ka një karakter të keq? Nëse ka bërë mirë në karrierë do të thotë që është shfrytëzuar në mënyrë pozitive”, deklaroi trajneri i Arsenal.
Deklarata këto që kanë nervozuar jo pak drejtorin sportiv të klubit të Dormund, Michael Zorc, që ka replikuar nëpërmjet shtypit gjerman: “Mendojmë se nuk është aspak korrekte të flasësh për futbollistët e skuadrave të tjera. Nuk ka patur asnjë kontakt me Arsenalin dhe mendojmë se Wenger duhet të mendojë më shumë për futbollistët e tij”.
Më tej drejtori sportiv i Dortmund foli edhe për sjelljet e Aubameyang, që është pezulluar nga skuadra për herë të tretë në vjet. “Nuk e njoh më. Është një tip i veçantë, por gjithnjë ka qenë profesional. Nuk është një moment i mirë për të, nuk e njoh më”.
Top Channel