Klaudian Sina, 38 vjeç nga Peqini shfrytëzonte profesionin e tij si taksist për shpërndarjen e kokainës, ku u kap në flagrancë në rreth-rrotullimin e “TEG”.

Ai shpërndante dozat e drogës në zonën e Saukut dhe atë të Tiranës së Re. Me vete Sinës iu sekuestruan 25 doza kokainë.

“Në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative se shtetasi Klaudian Sina, me mjetin tip Ford Focus me targa AA 782 EA, shpërndante lëndë narkotike të llojit Kokainë në doza të vogla në disa zona në Tiranë, menjëherë është organizuar puna për kapjen në flagrancë të këtij shtetasi, ku në rreth-rrotullimin e “TEGUT”, Specialistët për Hetimin e Narkotikëve kanë ndërhyrë dhe kanë bllokuar automjetin në drejtim të së cilit ishte shtetasi Klaudian Sina si dhe katër pasagjerë të cilët kishin marrë si taksi”, bën të ditur policia e Tiranës.

Gjatë kontrollit të automjetit në sediljen e pasme mbrapa pasagjerit të parë, në ndarjen midis sediljes ulëse dhe asaj mbështetëse janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 15 paketime plastike të mbyllura me djegie, brenda se cilave kishte lëndë të dyshuar narkotike të llojit Kokainë, si dhe nje facolet brenda së cilës kishte 10 paketime plastike të mbyllura me djegie ku kishte material pluhur të dyshuar lëndë narkotike të llojit Kokainë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA