Naftëtarët e ARMO-s, Ahmetaj: Të aplikojnë për statusin e të papunit

17/01/2018 13:50

Qeveria u ka bërë thirrje punonjësve që kanë mbetur të papunë nga mbyllja e rafinerisë së ARMO-s të aplikojnë për të përfituar statusin e papunësisë.

“Qeveria është e angazhuar të ndihmojë naftëtarët me procedurat në zyrat e punës për të aplikuar që të p[ërfitojnë pagesën e papunësisë”, deklaroi ministri i Financave, Arben Ahmetaj.

Aktualisht pagesa e papunësisë llogaritet në rreth 11 mijë lekë në muaj për një periudhe deri në 1 vit. Vetë punonjësit kanë kërkuar rikthimin e rafinerisë në punë.

“Jemi të gatshëm të mbështesim çdo investitor të ri serioz, që vjen me një projekt serioz për vënien në punë të dy rafinerive”, vijoi Ahmetaj.

Për më shumë se një vit ARMO u shfrytëzua nga kompania IRTC, e cila krijoi mbi 50 milionë euro borxhe në shtet duke mos paguar taksat.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA