Gjykata Kushteteuse nuk ka arritur dot kuorumin e nevojshëm duke rrëzuar kërkesën e Unionit të Prokurorëve.
Unioni ankimoi si antikushtetues një nga ligjet më të rëndësishme të reformës në drejtësi. Ligjin që ka të bëjë me kontrollin e punës hetimore të prokurorisë nga gjykata.
Ky ligj, sipas Unionit të Prokurorëve cenon pavarësine dhe atributet e Prokurorit, që ia garanton Kushtetua, duke i dhënë gjyqtarit atribute që Kushtetuta ia njeh Prokurorisë.
Por trupa e Gjykatës Kushtetuese, tashmë prej 7 anëtarësh, mori një vendim 4 me tre në favor të kërkesës së Unionit. Por, që vendimi të quhet legjitim duhen minimalisht 5 gjyqtarë të jenë pro kërkesës.
Drejtues të Unionit të Prokurorëve janë shprehur se me këtë vendim u lind e drejta, që kur të plotësohen vendet vakante në Gjykatën Kushtetuese ta ribëjnë edhe njëherë kërkesën me shpresën e miratimit nga të paktën 5 anëtarë të trupës.
Top Channel