Një ish-agjent i CIA-s u arrestua nga autoritetet amerkane, i dyshuar se në mënyrë të paqëllimshme është autor i rrjedhjes së së informacioneve sekrete, që shkatërruan një operacion të agjencisë amerikane të inteligjencës në Kinë.
Departamenti i Drejtësisë njoftoi se Jerry Chun Shing Lee, një kinez i natyralizuar amerikan u ndal në aeroportin JFK të Nju Jorkut.
Ai ka qenë pjesë e një grupi operativ të CIA-s nga viti 1994 deri në vitin 2007, kur u largua nga Hong-Kongu. Në një hetim të nisur që në vitin 2012, FBI po mundohet të zbardhë fajtorët e dështimit të një operacioni spiunazhi të CIA-s në Kinë, ku 20 operativë të agjencisë amerikane të inteligjencës u vranë, ose u arrestuan në harkun kohor të një dekade.
Sipas mediave amerikane, ende nuk është e qartë nëse operacioni është dekonspiruar nga brenda tij, apo janë hakuar kompjuterat dhe tani dyshohet se Jerry Chun Shing Lee mund të jetë burimi i informacionit për autoritetet kineze.
Agjentët e FBI-së kontrolluan dy apartamente të tij, një në Virxhinia dhe një në Hauai, ku kanë gjetur dy blloqe me shënime, që shpresojnë të zbardhin të vërtetën.
Detaje të operacionit të dështuar të CIA-s në Kinë nuk bëhen publike, por mediat amerikane shkruajnë se është dështimi më i madh i agjencisë amerikane të inteligjencës që pas shembjes së bllokut komunist.
Top Channel