“Mirënjohje për çdo anëtar të familjes së madhe të Partisë Socialiste”/ Rama bën urimin e ndërrimit të viteve, publikon pamjet nga festa 30/12 20:52
Kryeministri Edi Rama deklaroi se nga pranvera qytetarët shqiptarë do të ndjejnë përmirësime të akseve rrugore.
Gjatë prezantimit të flotëë së solidaritetit, me makineri që do të përdoren për mirëmbajtjen e rrugëve.
Rama tha se duhet të marrë fund historia e rrugëve që bllokohen nga dëbora, vetëm sepse mungon mirëmbajtja e tyre.
“Kompanitë e mirëmbajtjes do të jenë edhe bërthama e Flotës së Solidaritetit, si një garanci për reagimin e shpejtë dhe efikas në çdo situatë, duke garantuar kalueshmërinë e akseve kombëtare pavarësisht motit të rënduar”, thotë Rama.
Kryeministri njoftoi gjithashtu se shumë shpejt do të nisin punimet për Rrugën e Arbrit, si dhe do të përfundojë edhe aksi Rrogozhinë-Fier.
Top Channel