Kompensimi i të përndjekurve, reagimi i PD për mundësinë e ndërprerjes

17/01/2018 13:05

Partia Demokratike deklaron se qeveria ngriu fondin e dëmshpërblimit të ish-të përndjekuve politikë me qëllim përjashtimin e 13 mijë familjeve që ligji ua njeh këtë të drejtë.

Deputetja Jorida Tabaku tha se qeveria po shkon drejt një hapi të tillë jo se nuk ka para, por se nuk ka vullnet.

“Qeveria ka para, sepse këtë vit do të paguajë 2.5 milionë euro për palmat e autostradës. Qeveria ka para, sepse vetëm për konçesionin e dështuar të check up-it në shëndetësi do të paguajë këtë vit 5 milionë euro”, u shpreh ajo.

Partia Demokratike qeverisi për 8 vite, por nuk shleu detyrimin financiar ndaj të përndjekurve. Kjo sipas Tabakut ndodhi sepse PD vendosi dëmshpërblimin më të madh të mundshëm për ta, ndërsa qeveria Rama, tha ajo, uli me 3.2 mld lekë fondin për kompensimin.

“Nga viti 2009 deri në vitin 2013, me 9.3 milliard lekë u dëmshpërblyen mbi 62 mijë ish- të persekutuar dhe familiarë të tyre. Pas vitit 2013 qeveria ka dëmshpërblyer financiarisht 43 mijë të përndjekur më pak”, deklaroi Tabaku.

Ishte Ministri Arben Ahmetaj që paralajmëroi se pas dëmshpërblimit të plotë për ish-të përndjekurit politikë që ende jetojnë, qeveria mund të anullojë kompensimet për trashgimtarët, veçanërisht përtej brezit të parë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA