Të çara në tribunë, tifozët dynden në fushë (Foto)
16/01/2018 11:27
Ndeshja e kampionatit portugez mes Estorilit dhe Portos është pezulluar në fundin e pjesës së parë, pasi tifozët, duke parë një të çarë të madhe në tribunë, u futën të frikësuar në fushën e lojës.
Estorili po fitonte 1-0 kur punonjësit e stadiumit nisë të ndihmonin tifozët që të boshatisnin tribunën dhe të hynin në fushë.
Porto, në faqen zyrtare të internetit, ka postuar disa foto të kushteve të stadiumit të Estorilit, ku shihen të çara të thella në bazamentin e tribunës dhe në tualete.
Pjesa e dytë e ndeshjes Estoril-Porto do të luhet në një datë që ende nuk është vendosur.
Top Channel