Me qëllimin për të rritur transparencën në punësimin e mësuesve, Ministria e Arsimit ka rifreskuar në formë dhe përmbajtje Portalin Mësues për Shqipërinë.

Portali Mësues për Shqipërinë ka ndërruar strukturë dhe përmbajtje, duke synuar të rrisë transparencën në procesin e punësimit të mësuesve. Vlerësimi i aplikantëve do të vazhdojë të bëhet nga drejtoritë dhe zyrat arsimore, por këtë herë mënyra e vlerësimit dhe dosja e aplikantit do të jenë online.

“Mësuesi i sheh pikët e veta, dokumentet, vendet e lira, gjithçka vetë. Mësuesi nuk kontaktohet më nga drejtoria apo zyra arsimore por me e mail nga vetë portal”, u shpreh Lindita Nikolla.

Në portal mësuesit do të kenë edhe një hapësirë personale, ku do të hedhin on line certifikatat e çdo kualifikimi. Por ministria ka edhe objektiva të tjerë për forcimin e rolit të mësuesit.

Sipas ministres Nikolla qeveria do të mbulojë të plotë tarifën e studimit për maturantët më të mirë që zgjedhin fakultetet e edukimit, si mësuesi, matematikë, etj. dhe do të rrisë pragun e mesatares që në shkollat për mësues të shkojnë gjimnazistët me nivel.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA