Publikohet raporti i bilanceve, “botë të ndryshme” në ligat europiane

16/01/2018 12:59

Të fitosh në fushë dhe të mbash bilancin në rregull nuk është më thjesht një fantazi në botën e sotme të futbollit të kthyer në biznes. Kjo përforcohet edhe nga raporti i fundit i “KPMG Football Benchmark”, që krahason kampionatet kryesore të Europës.

Dhjetë klubet “kampionë” për qarkullimin e parave gjatë sezonit të kaluar kanë vijuar që të gjitha me fitime, duke kombinuar në mënyrën më të mirë eficencën sportive me atë ekonomike.

E nëse Reali i Madridit është në krye të klasifikimit sa i përket të ardhurave operative, apo parave të ardhura nga operacionet në merkato, me 671 milionë, Benfika nga ana e saj është e para sa i përket rentabilitetit, me 44.5 milionë euro, duke lënë pas Juventusin me +42.6 mln euro dhe Bayern Munchen me +39.2 mln euro.

“Një nga sfidat kryesore të shoqërive të futbollit në vitet e fundit ka qenë qëndrueshmëria e bizneseve të tyre. Të gjithë kampionët kombëtarë të përfshirë në raport regjistrojnë fitime pas tatimit. Pavarësisht transferimeve të goditura dhe rritjes së kostove të stafit, industria në fjalë po drejtohet drejt asaj që të jetë rentabël nuk përbën më fantazi. Në këtë aspekt, klubet që shkëlqejnë në zhvillimin e lojtarëve mund të kenë avantazhe konkurrueshmërie, si për shembull Chelsea, Juventusi dhe Benfika, falë shitjeve të Oscar, Pogba, Guedes dhe Lindelo”, shpjegon Andrea Sartori, shef i seksionit sportiv të “KPMG”-së.

Fotografia e raportit të kampionëve të kampionateve europiane për vitin 2018 tregon shpejtësinë e zhvillimit të futbollit të kontinentit të vjetër.

Katër janë kampionët që përfaqësojnë aristokracinë, me të ardhura prej mbi 400 milionë eurosh (Real 671, Bayern 588, Chelsea 420 dhe Juve 412), e më pas vijon një hendek. Pas hendekut vjen Beshiktashi me të ardhura prej 145 mln, i ndjekur nga Monako me 144, Benfika me 128, Celtic me 105 mln, e shumë më poshtë renditen Feyenoord me 69 mln euro dhe Bazeli me 62.

Sigurisht “botë të ndryshme”, po të shohësh atë që tregon kapaciteti i matur nga kostot e pagave. Askush nuk ia merr dot vendin e parë Realit, që shpenzon plot 406 mln euro për stafin (377 nëse heqim ekipin e basketbollit). Të “mëdhenjtë” e tjerë janë larg: 265 mln për Bayern, 262 për Juven dhe 255 për Chelsean.

“Bota tjetër” kryesohet nga Monako, me 99 mln, Benfika 75, Beshiktashi 70, Celtic 62, Feyenoord 37 dhe Bazeli 32 mln euro.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA