Fishat e diabetit, falas. Nis furnizimi për fëmijët e sëmurë deri në 18 vjeç

16/01/2018 19:53

1500 fëmijë me diabet të moshës 0-18 vjeç, duke nisur nga kjo e martë do t’i marrin fishat e diabetit falas.

Ndryshe nga sa ndodh me barnat e rimbursueshme pacientët nuk do të kenë të nevojshme të paraqiten njëherë në muaj apo dy herë në muaj te mjeku i familjes, por vetëm një herë në gjashtë muaj. Pas rekomandimit të mjekut, ata do të mund të tërheqin në farmacinë e çdo spitali rajonal apo bashkiak, pranë banesës së tyre sasinë e nevojshme të fishave.

“Kemi lehtësuar barrën për familjet e tyre pasi shpenzonin 100 mijë lekë të vjetra në muaj dhe 1.2 milionë lekë në vit”, shprehet Ogerta Manastirliu.

Për mjekët endokrinologë që ndjekin fëmijë të prekur nga diabeti, tani situata do të jetë më në kontroll, por ata kanë edhe kërkesa të tjera.

“Tani nuk do të kenë me komplikacione kur të rriten se do e monitorojnë më shpesh dhe më mirë. Por ne duam që aparatura e matjes se glukozëz të jetë falals”, thotë Agim Gjikopulli ,mjek endokrinolog.

Pas fëmijëve edhet të rriturit të prekur nga diabeti kërkojnë rimbursim të fishave, pasi kostoja e tyre për disa familje është e papërballueshme e për të tjera ndikon direkt në dobësimin e ekonomisë familjare.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA