SHÇBA ka arrestuar një efektiv të policisë rrugore për korrupsion pasiv.

Sipas burimeve zyrtare në pranga ka rënë Arjan Meça, efektiv i Tiranës, me detyrë trup shërbimi në sektorin interurban.

Ky punonjës policie u arrestua në flagrancë për veprën penale “Korupsion pasiv, nga persona që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 259 i Kodit Penal, pasi mori një sasi lekësh nga një drejtues mjeti.

Materialet proceduriale iu përcollën Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA