ABI Bank, ulje rekord e kredive të këqija

16/01/2018 12:11

ABI Bank ka portofolin më të pastër në sistemin e bankave, ku shënon një ulje rekord të kredive të këqija, që tashmë zënë vetëm 4% të portofolit, ndërkohë që synimi është që këto kredi të ulen më tej gjatë 2018-tës.

“Përmirësimi rrënjësor i cilësisë të portofolit të kredive si dhe konsolidimi operacional i bankës kanëqënë dhe do të mbeten objektiva të rëndësishme të Bankës Amerikane të Investimeve dhe fokus i Bordit Drejtues. Banka Amerikane e Investimeve tashmëështë një nga investimet më të mëdha Amerikane në Shqipëri dhe unë shpresoj në rritjen e mëtejshme të këtij investimi në të ardhmen”, tha Mark Crawford, anëtar i bordit të drejtorëve si dhe kryetar i bordit të auditimit të bankës.

“Bordi Drejtues i ka kushtuar rëndësi tëvecantë plotësimit tëtë gjitha kërkesave të enteve regullatore dhe auditimit të brendshëm. Ne jemi krenarë për zhvillimin e strategjisë së bankës butik që sjell shumëpërfitime për klientët tanë”, u shpreh Kathryn Swintek, Kryetare e Bordit te Bankës Amerikane të Investimeve.

“Ekonomia shqiptare raporton rritje të qëndrueshme dhe tëkenaqshme. Entet rregullatore të sistemit bankar kanë ndërmarrë hapat e nevojshëm për ruajtjen e stabilitetit financiar dhe uljen e kredive me probleme. Eshtë shumë domethënës fakti që sistemi bankar shqiptar është nga të paktët në rajon që nuk ka patur nevojë për ndihmë qeveritare gjatë dhe pas krizës financiare. NCH Capitalështë aktive në tregun financiar të Rumanisë, Ukrainës, Moldavisë dhe Shqipërisë. Ne vlerësojmë shume kontrollin e kujdesshëm të tregut bankar nga institucionet lokale dhe ndërkombëtare. Situata ekonomike dhe perspektivat e konsolidimit bankar në Shqipëri, janë pozitive dhe në përputhje me pritshmëritë tona. Ne jemi krenarë për punën e kryer nga Bordi Drejtues, stafi manaxherial si dhe të gjithë punonjësit e bankës”, tha Greg Katz, përfaqësues i aksionerit NCH CAPITAL

“Në 2015, për të gjithë punonjësit e Bankës ishte e qartë se përmirësimi i cilësisë së portfolit të kredive ishte përparësi dhe domosdoshmeri për të mundësuar rritjen e shëndoshë në të ardhmen. Eshtë një kënaqësi dhe krenari e vecantë të mund të raportojmë portofolin më të shëndetshëm të kredive në sistemin bankar në shifra të ngjashme me tregjet më të sigurta bankare perëndimore. Përgëzimet e para janë për qindra punonjës të ABI Bank dhe Tranzit. Ka qënëdhe është privilegj të punosh me këta punonjës. Rritja dhe përmirësimi i rezultateve u arrit nga integriteti, pozitiviteti, përkushtimi dhe profesionalizmi i punonjësve tanë të mrekullueshëm që kanë dhënë një shembull shumëtë thjeshtë dhe të qartë se si mund të përmiresohen rezultatet e një institucioni bankar brenda një kohe të shkurtër. Gjatë të njëjtës periudhë Banka Amerikane e Investimeve ka arritur të dyfishojë aktivet dhe të jetë banka e nëntë në sistemin bankar si dhe të raportojë fitime dhe fitimshmëri shumë të lartë. Viti 2018 na gjen në një pozicion shumë të shëndetshëm likuiditeti, kapitalizimi dhe cilësie portofoli kredie që mundësojnë rritjen e mëtejshme të bankës”, tha Andi Ballta, administratori i ABI Bank, në komentin e tij për arritjet e bankës në dy vitet e para të krijimit të saj.

Në fund të vitit 2017, ABI Bank raportoi total aktivesh 309 milion euro.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA