Ministria e Shëndetësisë: Po hetohet për rastin e së miturës në Durrës

15/01/2018 15:12

Ndërkohë në një deklaratë për mediat ka reaguar Ministria e Shëndetësisë e cila sqaron se ekspertët janë duke hetuar në lidhje me shkakun e vdekjes së vajzës 7-vjeçare në Durrës nëse ka lidhje me gripin stinor.

Ministria e Shëndetësisë i bën thirrje qytetarëve të bëjnë vaksinën e gripit. Janë rreth 9 mijë doza të vaksinës antigrip që shpërndahen falas për grupet e riskut siç janë fëmijët, të sëmurët kronikë, të moshuarit dhe gratë shtatzëna.

Për të përballuar situatën gripale në vend Ministria e Shëndetësisë thotë se përveç gatishmërisë në spitale katër qendra shëndetësore në Tiranë si ajo në Kombinat, Lëprakë, qendra numer 8 në zonën e bllokut dhe ajo numër 10 në zonën e Oxhakut, do të kalojnë në shërbim 24 orësh për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA