Luis Suarez: Qava pasi kafshova Chiellinin

15/01/2018 13:24

Luis Suarez u rrëfye në një intervistë për “The Players Tribune”, ku kujtoi kafshimin ndaj Chiellinit në Botërorin e vitit 2014, në Brazil.

“Sapo e bëra atë veprim, e kuptova gabimin. Golin e Godinit nuk e festova shumë sepse po mendoja për atë çfarë do të ndodhte më vonë. Kur më pyeti gruaja se çfarë kisha bërë, e mohova dhe qava. Ishte një moment shumë i dhimbshëm për mua”, deklaroi sulmuesi uruguajan i Barcelonës.

Suarez shtoi se pati frikë se veprimi i tij i shëmtuar do e prishte operacionin e transferimit te Barcelona.

“Mendova se nuk do të më plotësohej ëndrra. Por, pasi më përjashtuan nga Botërori, drejtuesit e Barçës më thanë që sërish më dëshironin në skuadër”, tha Suarez.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA