Ylli francez i filmave, Catherine Deneuve thotë se i qëndron gjithçkaje që tha në një letër të hapur, pak ditë më parë, në të cilën kritikonte lëvizjen “#MeToo”, por në të njëjtën kohë kërkoi ndjesë nëse kishte ofenduar viktimat e agresioneve seksuale.
Në një letër të dytë, të publikuar këtë herë në faqen e internetit të gazetës “Liberation”, Denueve thotë se ajo përshëndet me përzemërsi viktimat e këtyre akteve të turpshme, e kërkon ndjesë nëse mund t’i ketë fyer ato.
Por, asgjë në letrën e parë të saj nuk thoshte asgjë të mirë për ngacmimet seksuale, pasi nëse do të ishte kështu, ajo nuk do ta kishte nënshkruar kurrsesi atë.
Javën e kaluar, Deneuve nxiti kritika nga grupet feministe, duke iu bashkuar 99 grave të famshme franceze në një letër të publikuar në “Le Monde”, e ku akuzohej lëvizja e “Hollywood”-it antiabuzim për censurë dhe intolerancë.
Ajo mbrojti të drejtën e burrave për të flirtuar me gratë dhe e cilësoi fushatën e denoncimeve, një gjueti shtrigash e një kërcënim ndaj lirisë seksuale.
Top Channel