Barcelona, Dembele dëmtohet sërish
15/01/2018 14:31
Ousmane Dembele është dëmtuar sërish. 10 ditë pasi u kthye nga një dëmtim i rëndë që e mbajti 3 muaj e gjysmë jashtë fushave, francezi do i mungojë Barcelonës për 3-4 javë.
Sulmuesi ka një dëmtim muskular në kofshën e majtë dhe do të mungojë në çerekfinalen e Kupës së Mbretit ndaj Espanyol dhe ndoshta edhe në gjysmëfinale nëse Barça kalon turin.
Në kampionat mund të humbasë 5 ndeshje: Betis, Alaves, Espanyol, Getafe dhe Eibar.
Mendohet se Dembele mund të kthehet në Champions League ndaj Chelsea.
Top Channel