
Anija-cisternë iraniane, e cila prej më shumë se një javë ishte përfshirë nga flakët në detin e Kinës lindore, u fundos të dielën siç bëri me dije media kineze.
Anija-cisternë dhe një anije mallrash u përplasën më 6 janar, rreth 260 km larg Shangait. Që atëherë anija-cisternë Sanchi po lëvizte drejt Japonisë jug-lindore.
Autoritetet iraniane bënë me dije se të 32 pjesëtarët e ekuipazhit, 30 iranianë e 2 nga Bangladeshi, kishin vdekur.
Anija-cisternë mbante 136 mijë tonë naftë bruto dhe ende është e paqartë nëse ka pasur rrjedhje serioze në det. Rreth 13 anije dhe njësi të komandos iraniane morën pjesë në operacionin e shpëtimit mes kushteve të vështira të motit. Sipas autoriteteve nuk ka më shpresa për të mbijetuar.
Top Channel