
Një ish-oficer i lartë ushtarak amerikan ka ngritur alarmin që i kanoset Shteteve të Bashkuara të Amerikës nga një sulm i mundshëm raketor nga Koreja e Veriut.
Në SHBA duket se është rritur ndjeshëm frika nga një sulm i mundshëm nga Koreja, saqë vetëm një ditë më parë u përhap paniku mes banorëve në Hauai pas një alarmi për një raketë balistike, që ma pas rezultoi të ishte i rremë.
Michael Waltz, në një intervistë të dhënë së fundmi për mediat amerikane u shpreh se SHBA ka vetëm 50 përqind mundësi të ndalë një sulm raketorë nga Koreja e Veriut, pasi aftësitë mbrojtëse nuk janë plotësisht funksionale, të paktën sipas tij.
Waltz komentoi edhe alarmin e rremë të një dite më parë në Hauai, duke thënë se është e nevojshme t’i jepet fund regjimit të frikës nga udhëheqësi e Koresë së Veriut Kim Jong-un.
Top Channel