Deputeti i PD-së Gent Strazimiri reagoi pak pas lajmit për shpërthimin me tritol në qytetin e Shkodrës, plagosi disa persona dhe shkaktoi dëme të mëdha materiale.

Kjo ngjarje, thotë Strazimiri ndodhi pak minuta përpara se Rama të radhiste “sukseset e tij në policinë e shtetit”.

Në një status në FB, Strazimiri rendit fakte të cilat, sipas tij, fundosin mashtrimet e Ramës në 105-vjetorin e Policisë së Shtetit.

“Për turpin e tij, vetëm pak minuta pasi Shkodra u trondit nga shpërthimi i tritolit, Edi Rama flet për suksese të policisë së tij. Për herë të parë në historinë e Shqipërisë, një Ministër i Brendshëm, Sajmir Tahiri, është në hetim për bashkëpunim në trafikun ndërkombëtar të drogës, madje kërkohet ndihmë deri dhe nga FBI. Ministri aktual Fatmir Xhafa, është vëllai i një të kërkuari ndërkombëtarë për trafik droge. Katër drejtues policie janë në kërkim, 128 të tjerë të raportuar nga shërbimet për trafik droge”, shkruan ndër të tjera deputeti demokrat.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA