
Kryeministri Edi Rama u ndal në qytetin e Rrëshenit për të prezantuar me banorët e Mirditës platformën e bashkëqeverisjes.
“Kjo platformë është një mënyrë efikase për të trajtuar çdo problem”, deklaroi Rama.
Sipas Kryeministrit, deri më tani janë adresuar shumë problematika e shqetësime nga qytetarët, të cilat tha ai kanë gjetur rrugën e zgjidhjes. Rama ftoi qytetarët që të bëhen pjesë e platformës.
“Për të pastruar administratën nga grabitësit, ne duhet të bashkëpunojmë”, u shpreh ai.
Një ditë më parë, Kryeministri Rama drejtoi mbledhjen e Qeverisë në qytetin e Lezhës deklaroi përpara gazetarëve se rruga e Torovicës do të ndërtohet brenda 4 viteve, pa kursyer replikat me demokratët.
“Më vjen shumë mirë që më në fund, ata që e kishin marrë përsipër për ta bërë këtë rrugë, po interesohen duke stimuluar protesta, pavarësisht se kur e kishin në dorë për ta bërë rrugën, i bënë asaj atë që nuk thuhet. Tani duan që rrugën ta bëjnë përmes nesh”, deklaroi Rama.
Top Channel