Ndeshja ndalon nga shiu, tenistja nis të kërcejë (Video)

13/01/2018 12:27

Në finalen e femrave të Kooyong Classic, tenistja gjermane Andrea Petkovic ka mahnitur publikun me kërcimin e saj.

Në përballjen me Belinda Bencic, shiu bëri që ndeshja të ndërpritej për disa minuta. Për të mos e lënë bosh këtë hapësirë, altoparlanti shpërndau muzikë diskoje dhe Petkovic menjëherë nisi të kërcente.

Publiku nisi të duartrokasë, ndërsa tenistja ftoi t’i bashkohej në kërcim edhe gjyqtari i ndeshjes.

Gjithsesi, kërcimi nuk i solli fat gjermanes, e cila u mund me rezultatin 2-1.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA