Në pritje të ndeshjes më të fortë të kësaj të shtune në Bundesligën gjermane, atë mes Leipzig dhe Schalke 04 që do të zhvillohet në orën 18:30, përballjet e tjera të konsideruara të mesit të tabelës kanë dhënë tri fitore për vendasit, dy rezultate të njëjta të përsëritura dhe asnjë ndryshim në klasifikim, pas rifillimit të kampionatit nga pushimet dimërore.
Hannoveri ka mposhtur 3-2 ekipin e Mainzit, duke e lënë këtë të fundit të lundrojë mes ujërave të turbullta të zonës së ftohtë, edhe pse momentalisht është vetëm 1 pikë mbi rënien nga kategoria.
Fitore minimale kanë regjistruar edhe Stuttgarti dhe Augsburgu, respektivisht ndaj Hertha Berlin dhe Hamburgut.
Ndërkohë dy barazime 1-1 janë shënuar mes Frankfurtit dhe Freiburgut dhe Werder Bremenit e Hoffenheimit, rezultate që lënë të pandryshuar fundin e tabelës, me 3 vendet e zonës së ftohtë që mbahen nga Werderi, Hamburgu dhe Këlni.
Top Channel