
20/08 17:11
“Fiks Fare”, kushtet në të cilat jeton 41-vjeçarja me aftësi të veçanta
Silvana është me aftësi të veçanta. Ajo është shurdh-memece dhe ankohet në “Fiks Fare” për kushtet e vështira në të cilat jeton.
Të ardhurat e vetme që mund të mbajnë frymën gjallë është pensioni i nënës së saj, e cila vuan nga sëmundje mendore, shpeshherë edhe e dhunshme. Të ardhurat e tyre janë vetëm 13 mijë lekë në muaj.
Silvana ka dy fëmijë nga martesa e saj, e cila tashmë ka përfunduar, dhe siç e pohon edhe një fqinje e saj, të ardhurat që merr nga pensioni i nënës ia dërgon të birit që jeton me ish-vjerrën.
Dikur Silvana ka punuar si rrobaqepëse, por në Delvinë nuk ka më punë për një zanat të tillë.
Top Channel