Bie pllaka e xhamit, shkatërrohet makina e Contes
12/01/2018 15:05
Makina pothuaj është shkatërruar, por mund të përfundonte edhe më keq. Është një aventurë aspak e këndshme e regjistruar në Cobham me trajnerin italian Antonio Conte.
Një pllakë e madhe xhami ka fluturuar nga çatia e qendrës stërvitote të Chelsea, si pasojë e një ere të fortë, ndërkohë që Conte ishte duke drejtuar stërvitjen e skuadrës. Sipas raportimit të ‘The Sun’, makina e trajnerit italian ka pësuar dëme që përllogariten në mijëra euro.
Ngjarja mund të kishte marrë përmasa dramatike, ndërsa pak sekonda përpara se pllaka e xhamit të binte mbi makinën e trajnerit, në atë vend kishte kaluar drejtori i komunikimit të klubit Steve Atkins, i cili kishte parkuar pikërisht pranë makinës së trajnerit Conte.
Top Channel