Në 21 mars, Dita Botërore e Pyjeve, në Tiranë do të ketë një aksion të madh mbjelljesh, bëri të ditur kryebashkiaku Erion Veliaj.

Ditën e sotme janë mbjell 200 pemë të reja përgajtë segmentit rrugor të Unazës së Madhe, te mbikalimi i Saukut.

“Dua të ftoj të gjitha institucionet, kompanitë private, shkollat, kopshtet, çerdhet, institucionet publike, që të përgatiten dhe të na thonë sa pemë do të mbjellin deri në 21 mars. Ne duam që 21 marsi të jetë një aksion në mbarë qytetin, që do të përfshijë çdo moshë, çdo familje, për gjelbërimin e Tiranës. Do të jetë dita kur do të thyejmë rekordin tonë të 100 mijë pemëve të mbjella në Tiranë”, u shpreh Veliaj.

Gjithashtu, çdo datë e shënuar, si 17 Janari, në 550 vjetorin e vdekjes së Heroit Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu, apo 14 Shkurti, Dita e të Dashuruarve, e festa e nënës dhe mësuesit në 7-8 Mars, do të jenë një mundësi e re për të mbjellë sa më shumë pemë në Tiranë.

Veliaj theksoi se është shumë e rëndësishme që krahas mbjelljes së pemëve qytetarët të vazhdojnë të mbajnë qytetin pastër.

“Kemi akoma qytetarë që kur vjen puna për të kërkuar shërbime e investime janë të parët që bërtasin, por kur vjen puna për ta mbajtur pastër atë që pastrojmë, për ta ruajtur investimin publik, janë të parët që ndotin, janë të parët që i prishin. Është shumë e rëndësishme që ashtu siç punon bashkia dhe 99% e qytetit, ashtu edhe ky 1% do të duhet të civilizohet me çdo kusht. Nuk ka sens që të vazhdojmë me këtë ritëm mbjelljesh dhe pastërtie, ndërkohë që 1% e prish për 99% të tjerët”, u shpreh ai.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA