Lëvizja Socialiste për Integrim do të jetë të hënën në seancën hapëse të sesionit të ri parlamentar, sipas kreut të grupit Petriti Vasili.

LSI mbështet kërkesën e PD-së për dorëheqje të kryetarit të Kuvendit, si dhe Vasili bëri të ditur se ka ridepozituar padinë në Prokurori ndaj kryeministrit Edi Rama.

“LSI konfirmon pjesëmarrjen e saj në këtë seancë hapje. Seanca e konsumuar në Parlament ishte seancë që shënonte fundin dhe fillimin e kapjes së shtetit, prandaj opozita ka kërkuar largimin e kryetarit të Kuvendit, besoj një kërkesë legjitime pasi prej kohësh kryetari i Kuvendit nuk i ushtron funksionet. Qëndrimi ynë është mbështetje të plotë të reformës në drejtësi, kemi kërkuar dhe mbështesim hapjen e negociatave për në BE dhe reagimin e fortë qytetar që kulmon më 27 janar po nuk është i vetmi, dhe asnjë kompromis me antishtetin, shtetin e mafies”, deklaroi Vasili.

Vasili tha se padia ndaj kryeministrit Rama, i cili bërri thirrje publikisht policisë gjatë fushatës, është ridepozituar pasi çështja u mbyll nga prokuroria vetëm me faljen që Rama kërkoi në Facebook.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA