Pekini më në fund nën qiell blu

11/01/2018 11:22

Askush nuk e besoi një vit më parë kur presidenti kinez Xi Jinping kishte premtuar “qiell blu”, por qeveria po fiton betejën me smogun.

Ky është dimri më i mirë në 5 vjet sipas një studimi të Greenpeace në zona të kryeqytetit ku pluhurat ranë në 33% muajt e fundit.

Sistemet e përdorura kanë qenë drastike, deri në brutale. Qindra fabrika që përdornin karbonin janë mbyllur, ndalohet përdorimi i qymyrit për ngrohje në shtëpitë e periferisë, u prekën qindra e mijëra banorë në zonat periferike që ngroheshin me soba me dru apo qymyr, dhe janë në pritje të tubave të reja të gazit.

Më në fund një foto që tregon qiellin blu mbi Pekin, Njerëzit kanë bërë krahasim të Pekinit një vit më parë dhe kryeqytetit kinez në këtë 11 janar.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA