Skuadra e Partizanit ka vijuar këtë të enjte përgatitjet në Antalja, me 3 lojtarë të rinj që i janë bashkuar formacionit kryeqytetas.
“Demat e kuq” mbyllën ditën e katërt në tokën turke, me një program të ngjeshur stërvitor ku ishin protagonistë dhe Lucas Ferreira Cardoso, Egzon Belica dhe Ameth Fall.
27-vjeçari Egzon Belica është aktivizuar në radhët e skuadrës Inter Turku në Finlandë, por hapësirat e pakta në mbrojtje dhe dëshira për të rënë në sy të stafit të Kombëtares e kanë bërë të zgjedhë Tiranën.
Ndërkohë, Lucas Ferreira Cardoso pati një sezon në hije te Pelister Bitola, në Maqedoni, e tani kërkon të rivendoset në diskutim te Partizani. Braziliani luan si mesfushor i majtë dhe ka teknikë shumë të mirë, që mund të ndihmojë kryeqytetasit në rifutjen në zonën e kupave të Europës.
Pranë ekipit, në përgatitjet në Antalja, është afruar edhe senegalezi Ameth Fall, por për të do të vendosë trajneri Starova, nëse do të qëndrojë me “demat” edhe pas fazës në tokën turke.
Top Channel