NBA, dorëzohet Golden State (Video)

11/01/2018 13:13

Golden State Warriors dorëzohet ndaj Los Angeles Clippers në “Oracle Arena”.

Në këtë derbi kalifornian, skuadra kampione në fuqi e NBA u mposht me rezultatin 106-125, duke e ndërprerë serinë e 5 fitoreve radhazi. Warriors nuk kishte në parket Stephen Curry për një problem në kavilje dhe Klay Thompson. E gjithë pesha e ndeshjes ra mbi Kevin Durant, i cili nuk zhgënjeu duke shënuar 40 pikë për të kaluar kuotën e 20 mijë pikëve të shënuara në karrierë. Ai që mendoi të prishë festën e e basketbollistit të Golden State ishte Lou Williams, i cili mori përsipër të drejtojë Clippers drejt suksesit, duke e mbyllur sfidën me 50 pikë personale, për të shënuar paraqitjen e tij më të mirë në karrierë.

Ndeshja më e bukur e mbrëmjes në NBA ishte ajo e zhvilluar në “Madison Square Garden”, mes New York Knicks dhe Chicago Bulls, e fituar nga kjo e fundit 122-119. Ishte një ndeshje e rivalizuar nga të dyja skuadrat dhe këtë e tregon fakti se emri i fitueses u mësua pas 2 kohëve shtesë. Për Bulls njeriu i ndeshjes u bë finlandezi Markkanen me 33 pikë e 10 topa në tabelë, ndërsa për Knicks spikatën Beasley me 26 pikë, Porzingis me 24 dhe Jarred Jack me 16 pikë, 10 topa në tabelë e 10 assist.

Houston Rockets shënoi një fitore të rëndësishme në “Toyota Center” ndaj Portland Trail Blazers me rezultatin 121-112. Për teksanët, Harden nuk ishte i pranishëm, pasi ai është në fazën e riaftësmit nga një dëmtim në bicepsin femoral, kështu që detyra për t’i drejtuar ata drejt suksesit iu dha organizatorit Chris Paul. Ish-basketbollisti i LA Clippers shënoi 37 pikë, dha 11 asist dhe rrëmbeu 7 topa në tabelë në këtë ndeshje, ndërkohë që kontribut në fitoren e Rockets dha edhe Eric Gordon me 30 pikë. Për Portland shkëlqyen të zakonshmit Lillard dhe McCollum, me 29 e 24 pikë, por që nuk i mjaftuan kësaj skuadre për të evituar disfatën.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA