Rastet më të vështira të syrit nuk kërkojnë më udhëtim jashtë, zgjidhja është në Shqipëri me Dr. Nishant Taneja nga India Në anë të liqenit të Fierzës ndodhet një nga dy fushat e depozitimit të mbetjeve në Kukës.
Në këtë vend te caktuar për grumbullimin e inerteve hidhen dhe mbetjet nga shtëpitë e qytetarëve dhe bizneset. Mbetjet përzihen me inerte dhe ngurtësohen pa asnjë mundësi dekompozimi në mënyrë natyrale.
I pari që e pëson është liqeni i Fierzës, i cili ndotet nga përzjerja e ujërave dhe plehrave që zbresin nga kjo fushë, por dhe nga prurjet me mbeturinat që sjell Drini i Bardhë nga Kosova dhe Drini nga Maqedonia.
Në vitin 2016 u shpall emergjenca mjedisore dhe liqeni u pastrua nga emergjencat civile dhe efektivet e forcave speciale me gomone. Edhe më herët është pastruar nga nxënësit e shkollave të Kukësit e vullnetarë që kanë hequr mijëra tonelata mbetje. Por liqeni sërish vazhdon të mbushet me mbeturina nga tre shtete.
Në prefekturën e Kukësit nuk reshtin së kërkuari dhënien e statusit të veçantë për këtë liqen në mënyrë që të shmanget ndotja.
Kanë dështuar edhe planet për blerjen e një anijeje. Vetëpastrimi për sipërfaqen e liqenit, ashtu si vendosja e rrjetave mbrojtëse nga zyrtarët në Kosovë e Shqipëri.
Top Channel