Shatush, apo ombre që jemi mësuar ti dëgjojmë shpesh, është një teknikë e zbardhjes së tonalitetit me efekt zbutës duke i dhënë flokut një pamje natyrale me reflekse që ngjajnë me ekspozimin ndaj diellit.
Mjaft i kërkuar, ombret kanë pasur sukses të jashtëzakonshëm pasi punohet vetëm me majat e flokëve, pa prekur rënjën. Më i thjeshtë, më pak drastik e i lodhshëm. Por si do tëjenë tendencat e 2018?
Ngjyra mbi të gjitha
Për ta nisur, duhet të zgjedhim ngjyrën që duam tu japim majave, që na përshtatet më shumë. Mes të rejave të këtij viti është UltraViolet.
Të errëta? Nuk ka problem! Nëse flokët i kemi të errët, e rëndësishme është të zgjedhim një ngjyrë që i përshtatet lëkurës sonë. Nisemi nga një ton i errët tek rrënjët, shmangim zbardhjen e tepër të majave për të ruajtur siç duhet kontrastin.
E kuqe për të guxuar. Nuk e keni patur kurrë kurajon për këtë ngjyrë, po do ju pëlqente të shihnit efektin që do ju jepte? Provoni ombret, dhe efekti do të jetë surprizues dhe trendi.
Rrofshin të rejat! Mes tendencave të periudhës së fundit, flokët gri dhe të bardhë janë bërë trend, sidomos mes të rejave.
Nëse do të ishte Balayage? Ndoshta jo të gjithë e dimë ndryshimin mes balayage dhe ombre, pasi duken mjaft të ngjashme. Ndryshimi është se tek ombret dekolorimi vjen në formën e një krehje që jep efektin e rastësisë, teksa tek balayage përdoret teknika e yjeve, pasi floku ndahet në pesë bishta dhe lyerja bëhet me penel për të krijuar ndarjen. Balayage është perfekt për ata që nuk i pëlqen kontrasti i mprehtë.
Top Channel