18/11 17:30
Puna për ngritjen e KLGJ dhe KLP do të nisë që të hënën, bën të ditur socialisti Taulant Balla vendimin e Konferencës së Kryetarëve. Ai bëri apel opozitës të jetë bashkëpunuese.
“Kryetari i Kuvendit i kërkoi institucioneve përgjegjëse brenda Kuvendit siç është dhe komisioni për cështjet ligjore që prej ditës së hënë të nisi puna dhe procedurat për ngritjen e dy institucioneve shumë të rëndësishme të sistemit të ri gjyqësor që reforma në drejtësi po prodhon që është KLGJ dhe KLP. Po të kemi parasysh që faza e parë, ajo e mbledhjes dhe administrimit të propozimeve ka konkluduar me sukses”, tha Balla para mediave.
Bojkoti i sotëm tha Balla nuk i bën mirë opozitës “dhe i prish punë Shqipërisë”.
Top Channel