Me 3 tituj radhazi në fituar në Itali, por edhe 2 finale Champions League të luajtura me dy skuadrat më të forta të planetit, Massimiliano Allegri është padyshim një nga emrat më të fortë të pankinave në Evropë.
Pas zërave për një interesim nga Barcelona, Bayern Munchen dhe Arsenal është Chelsea skuadra e radhës që artikulon emrin e trajnerit italian. Emri i tij është përfolur që në vitin 2014, kur londinezët ishin të pavendosur mes tij dhe paraardhësit të tij në pankinën e Juves, Antonio Conte, por Juventus bëri një manovër shumë të zgjuar në kohën që Allegri po bashkëjetonte në mënyrë të vuajtur me Milanin.
Rinovimi i kontratës me Juven deri në vitin 2020 ishte një sinjal për të larguar sirenat që vinin nga Anglia për inetersimin ndaj tij, por duket se interesi profesional, por edhe një mësymje e fortë nga britanikët shtojnë hamendësimet që mes palëve mund të ketë një bashkëpunim, duke nisur nga vera ardhshme.
Tani pritet të zbulohen më shumë detaje nga vetë trajneri Allegri, që gjatë këtyre viteve te Juve kurrë nuk është ankuar, pasi klubi i ka plotësuar të gjitha kërkesat. Ndër të tjera duhet parë edhe jeta personale, pasi nga lidhja që ka me Ambra Angiolinin ai pret një fëmijë dhe ky mund të jetë një tjetër motiv në favor të Juves.
Top Channel