U aksidentua në Dakar, i pafati Villas Boas tërhiqet

10/01/2018 13:36

Edicioni i 40 i Rally Dakar kishte një pjesëmarrës të veçantë. Bëhet fjalë për ish trajnerin e Portos e Chelseat, Andre Vilas Boas i cili u bë pjesë e skuadrës Toyota Overdrive.

Por trajnerin portugez nuk pati shumë fat në këtë aventurë të re e cila u mbyll në etapën e katërt të kompeticionit. Vilas Boas u detyrua të tërhiqej gjatë kësaj etape për shkak të një dëmtimi të pësuar në shpinë gjatë një aksidenti t. sipas një komunikate të skuadrës së Toyotas, mjekët nuk konstatuan asnjë frakturë në këtë dëmtim të Vilas Boas i cili përdori rrjetet sociale për të qetësuar të gjithë miqtë e tifozët e tij

“Dua t’u them të gjithëve se unë dhe Ruben Faria jemi shëndoshë e mire”, shkruante 40-vjeçari në profilin e tij në “Instagram”. “Ramë nga maja e një dune dhe përplasëm pjesën e përparme të makinës. Për fat të keq Rally Dakar mbyllet këtu për ne, herën tjetër do të kem më shumë fat. Ju falenderoj të gjithëve për mesazhet inkurajuese”.

Vlen të theksohet se debutimi i Andre Villas Boas ishte pozitiv duke qenë se portugezi në përfundim të 3 etapave të para ishte i pozicionuar në vendin e 43 të renditjes së përgjithshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA