Qeveria ka përzgjedhur përfundimisht 5 akset kombëtare që do të ndërtohen përmes skemës së Partneritetit Publik Privat. Në programin buxhetor afatmesëm, përveç rrugës së Arbrit, janë pranuar edhe 4 akse të tjera kombëtare, të cilat do të ndërtohen me fonde të privatëve.
I para është aksi Thumanë-Vorë. Ky segment ka një gjatësi 20.8 kilometër dhe kosto të parashikuar 250 milionë euro. Sipas qeverisë, vlera e lartë buron nga veprat e shumta të artit, por edhe standardi i lartë i autostradës me katër korsi, që do të ndërtohet
Segmenti i dytë është rruga Kardhiq – Delvinë me gjatësi 28 kilometër dhe kosto 64 milionë euro. Ky është cilësuar një nga akset me prioritare, që shkurton distancën e rrugës Tiranë – Sarandë në 3 deri në 3.5 orë, duke i dhënë një hov të mëtejshëm turizmit.
Projekti i tretë është rruga Orikum – Himarë me kosto 130 milionë euro. Për këtë projekt ka 2 variante ose transformimi i rrugës ekzistuese me standarde europiane, ose ndërtimi i një aksi pjesërisht të ri me tunel në Llogara.
Vepra e fundit është rruga Milot-Balldren, pjesë e autostradës Adriatiko Joniane. Kjo rrugë ka një gjatësi 18.2 kilometër dhe kosto të përfart 100 milionë euro. Në total, së bashku me rrugën e arbrit të pesë akset pritet të kenë një kosto prej 720 milionë euro.
Programi i rindërtimit ka dy objektiva. Së pari të ndërtojë një infrastrukturë moderne dhe së dyti të mbajë të lartë ritmin e investimeve në ekonomi. Ndaj qeveria do të nxitojë që të gjitha kontratat e rrugëve të nënshkruhen brenda këtij viti, për të kompesuar rënien e pritshme të investimeve nga përfundimi i gazsjellësit tap dhe kaskadës së Devollit.
Top Channel