Rally Dakar, fiton Loeb, tërhiqet Sunderland

10/01/2018 12:23

Etapa e katërt e Rally Dakar e zhvilluar në San Juan De Marcona 440 km e gjatë regjistroi triumfin e Peugeot të Sebastian Loeb në kategorinë e makinave dhe të Adrien beveren në atë të motorëve.

Kjo etapë që është cilësuar si një ndër më të vështirat e këtij edicioni për shkak edhe të pranisë së dunave, u dominua totalisht nga skuderia franceze për sa u përket makinave. Sebastian Loeb arriti të regjistrojë kohën më të shpejt në fund të 440 km, 3 orë 59 minuta e 28 sekonda. piloti francez, 9 herë kampion në Botërorin e Rally la pas tij spanjollin Carlos Sainz edhe ky me Peugeot me 1 minutë e 35 sekonda më shumë, ndërsa në vendin e tretë u pozicionua një tjetër francez i Peugeot, Stefan peterhansel me 3 minuta e 16 sekonda më shumë se bashkëkombasi i tij Loeb.

Në përfundim të etapës së katërt, kreun e klasifikimit të përgjithshëm e mori sërish Peterhansel, i ndjekur nga Sebastian Loeb, ndërsa në vendin e tretë është Sainz duke e zbritur në të katërtin Nasser Al Attiyah.

Në kategorinë e motorëve. lajmi i ditës ishte tërheqja e kryesuesit të evenimentit Sam Sunderland i cili pësoi një aksident që i shkaktoi dëmtim në shpinë.

Piloti i Ktm u dërgua në spital ku mjekët nuk e lejuan vazhdimin e garimit të tij në këtë eveniment. përsa i përket etapës, ajo u fitua nga francezi Adrien Van beveren duke lënë në vendin e dytë bashkëkombasin e tij De Soultrait me 5 minuta vonesë, ndërsa i treti u pozicionua austriaki Ëalkner.

Van Beveren pas fitore së etapës dhe me tërheqjen e Sunderland merr kryesimin në renditjen e përgjithshme i ndjekur nga Pablo Quintanilla dhe Kevin Benavides në vendin e dytë dhe të tretë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA