Në prezantimin e portalit për infermierët, Kryeministri Edi Rama deklaroi se shumë shpejt do të kalojë në Kuvend një ligj që do të mbrojë nëpunësit e administratës nga padrejtësitë.

“Së shpejti do të bëjmë ligjin në Parlament, që jo vetëm do të denoncojë çdo shkelje të mundshme të dinjitetit, qoftë edhe të një mësuesi të vetëm me lëvizje të padrejtë, por të kthehet në një normë ligjore në të gjithë sistemin. Kështu do të veprohet edhe në sektorin tuaj”, deklaroi Kryeministri.

Sipas Ramës, edhe “tepsia” në sektorin e infermierisë do të shkojë për skrap. Ai tha se nuk mund t’u besohet më partive politike rekrutimi i personelit në shëndetësi.

Ndërkohë, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu u shpreh se kjo platformë online do të shërbejë si një instrument rregullator për sistemin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA