Korrupsioni në universitete, studentët tregojnë si “vidhen” nga pedagogët

10/01/2018 19:35

Studentët kanë treguar sesi pedagogët e tyre bëjnë korrupsion. Studimi i një organizate tregon edhe se cilat universitete publike kanë perceptimin më të madh për korrupsionin.

“Pedagogët kanë ngritur një mënyre të re, bëjnë kurse me 300 euro dhe të japin provimin në fund. Nuk marrin lekë në mënyrë të drejtpërdrejtë, por bëj kurs 3 ditë dhe merr provimin me shifra marramendëse. Nuk do ta merrja guximin të denoncoja kur bëj atë kursin e famshëm 3 ditë, mbyll provimin dhe marr diplomën. E njëjta gjë dhe me gocat që thonë; “ore ne ngrihemi, por studentët kanë frike se vitin tjetër kemi prap me atë pedagog. Kush me garanton mua që ai ikën nga universiteti dhe nuk ka nipin aty që do ma nxijë jetën me lëndën tjetër?”, thotë studentja Anda Hysi.

Studentja e Universitetit të Tiranës nuk është e vetmja që pohon se në universitetet publike ka korrupsion.

“86 për qind kanë provuar presionin dhe 36% mendojnë që fenomeni i korupsionit është i tolerueshëm”, thotë Rigels Xhemollari, nga “Qëndresa Qytetare”.

“Qendresa Qytetare” ka realizuar 277 anketa për studentët në 3 universitetet më të mëdha publike, në Tiranë, Durrës dhe Elbasan, ku të dhënat flasin për nivel të lartë korrupsioni.

“85.2 për qind e studentëve e konsiderojnë sistemin mesatarisht dhe tërësisht të korrptuar, më i larti në Elbasan, Tiranë e Durrës”, thotë Ines Mulellari, po nga “Qëndresa Qytetare”.

Shembulli konkret i studentes Anda Hysi se studentët nuk denoncojnë nga frika se pedagogu do të hakmerret është gjithashtu një nga gjetjet e kësaj ankete.

“70 për qind kanë dëgjuar për raste korrupsioni, por 95 për qind dëshmojnë se këto raste nuk janë denoncuar. Kemi vënë re se sekserët janë vetë studentët”, deklaron Mulellari.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA