Në kohën kur skuadra nuk arrin të marrë rezultate, Di Francesco bën prapaktheu dhe liron nga “dënimi” belgun Nainggolan, duke e deklaruar titullar për takimin e radhës në kampionat kundër Interit.
“Nuk ka asnjë çeshtje Nainggolan, pasi futbollisti kërkoi falje dhe shkoi në tribunë së bashku me drejtuesit e skuadrës. Gjithnjë është stërvitur mirë dhe do të jetë titullar ndaj Interit”, deklaroi trajneri i Romës. “Pezullimi i tij ishte një zgjedhje etike dhe morale, por tani do të doja të flisja më shumë se çfarë do të bëjmë për të kthyer Romën e 20 ditëve më parë”.
Trajneri Di Francesco i ka idetë e qartë dhe besimin e lartë për ta rikthyer skuadrën në nivelin e duhur. “Duam të rikthehemi në formën e fillimit të sezonit, skuadra që u cilësua zbulimi i Champions. Nuk mund të jemi aq pak të ekuilibruar si në pjesën e parë me Atalantën. E kam thënë gjithnjë që Roma nuk e ka demonstruar ende të gjithë forcën e saj për të fituar titullin, si në të shkuarën dhe tani. Duhet të punojmë me më shumë pozitivitet”, deklaroi Di Francesco.
Top Channel