Aeronautika, sportisti i vitit shpallet Xhonatan Islami

10/01/2018 21:36

Federata Shqiptare e Aeronautikës bëri bilancin e një viti të suksesshëm, të karakterizuar nga shumë aktivitete, mes të cilëve spikati Botërori, si ngjarja më e madhe e kësaj disipline sportive.

Në bazë të pikëzimit sipas garave dhe rezultateve, më i miri i vitit u shpall piloti Xhonatan Islami.

Mes shumë personaliteteve të njohura, të pranishme ishin edhe ministrja e Arsimit dhe ajo e Kulturës, që vlerësuan Aeronautikën jo vetëm për këtë sport që kalon kufijtë, por që gjithashtu promovon turizmin.

Botërori ishte ngjarja më e madhe e Aeronautikës në vitin 2017, por Shqipërinë e pret një tjetër aktivitet prestigjioz, si Kupa e Botës në fluturimet e precizionit, që do të mbahet në Korçë në muajin dhjetor.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA