Trump nuk di himin! Pro dhe kundër presidentit

09/01/2018 17:44

Donald Trump u prit me brohoritje e vërshëllima bashkë, kur zbriti në fushë për të kënduar himnin kombëtar gjatë një ndeshjeje futbolli në Atlanta.

Por mediet sociale shumë shpejt do ta spostonin vëmendjen nga loja te presidenti amerikan, mbështetësit e të cilit u ndienë krenarë, kur e panë me dorën të mbështetur te zemra, ndërsa kritikët shikonin lëvizjen e buzëve të tij e thanë se shefi i Shtëpisë së Bardhë harroi fjalët e himnit.

Një gjë është e sigurtë, sipas BBC-së: himnin të plotë, Trump nuk e këndoi. Pamjet filmike tregojnë sesi ai nxjerr disa fjalë, pastaj pushon e disa rreshta i humbet. Nëse i ka harruar apo jo, kjo temë debati mbetet e hapur.

Presidenti është filmuar ndërsa këndonte himnin në të shkuarën, e ka qenë një zë i fuqishëm në mbështetjen dhe respektimin e tij.

Korrespondenti i BBC-së, Anthony Zurcher ka një teori të veten mbi këtë ndodhi, për të cilën nënvizon dy shkaqe: Trump mund të ketë probleme me dëgjimin, ose atje poshtë në fushë, kumbimi është ndryshe dhe dëshifrimi i muzikës bëhet më i vështirë. Gjë që mund ta ketë penguar që të ndjekë ritmin.

Mjaft përdorues të medieve sociale, megjithatë nuk u treguan kaq të butë e nxituan të shkruajnë se presidenti nuk mbante mend fjalët dhe përsëriste gjepura.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA