Në raporti gjeologjik për pallatin e rrezikuar në Gjirokastër kërkohet largimi i menjëhershëm i banorëve të pallatit të rrezikuar për në mjedise të sigurta, deri në marrjen e masave inxhinierike stabilizuese, si dhe monitorimi i vazhdueshëm i rrëshqitjes për t’i paraprirë situatave të rrezikshme.
Në raport përmendet gjithashtu nevoja e konturimit dhe saktësimit të kufijëve të fenomenit të rrëshqitjes, thellësia e planit dhe trashësia e trupit të saj.
Raporti rekomandon ndërtimin e mureve mbrojtëse, eleminimin e ujërave sipërfaqsorë dhe pyllëzimin e zonës.
Raporti tërheq vëmendjen edhe për moslejimin e ndërtimeve apo ndërhyrjeve artificiale në shpatin e kodrës së rrëshqitjes.
Përfundimet nuk përcaktojnë ndonjë kohë për këto masa, përveç faktit që ato kërkohet të merren sa më shpejt.
Rrjedhimisht nuk është e qartë sesa do t’u kushtojë kjo ndërhyrje 20 familjeve të pallatit dhe banesës pranë tij. Të gjitha familjet që braktisën banesat pas urdhërit të evakuimit, po i mbulojnë kostot e zhvendosjes privatisht duke u strehuar tek të afërm dhe në hotele.
Familjet refuzuan më parë strehimin e ofruar nga bashkia. Gjithsesi pas komunikimit të raportit për banorët pritet të bëhet me dije edhe koha e fillimit të punimeve si dhe afatet e kapërcimit të fazës së emergjencës.
Top Channel