Të afërmit e viktimave të tragjedisë së 9 janarit të vitit 2004 udhëtuan sërish nga Shkodra e Lezha për në Vlorë. Ata kanë kujtuar 28 viktimat e asaj dite, 8 prej të cilëve humbën në det.

Pas 14 vitesh, familjaret e tyre kërkojnë drejtësi sepse siç thotë, fëmijët e tyre u lanë në mes të detit nga neglizhenca e shtetit.

Të afërmit shpresojnë te drejtësia dhe akuzojnë ish drejtuesit e asaj kohe për organizim të trafikut të klandestinëve.

Më 9 janar të 2004, gomonia me 36 persona në bord u nis drejt Italisë, nga zona e quajtur “Rrugët e bardha” në plazhin e Palasës.

Por për shkak të detit të keq, dhe qëndrimit të gjatë në të ftohtin e atij dimri në mes të detit, 28 persona humbën jetën, ndërsa 8 prej tyre ranë në det dhe nuk u gjetën më. Të mbijetuarit e asaj ngjarje treguan më pas së kërkuan ndihmë e cila ju mbërriti shumë vonë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA