Në pritje të raportit të shërbimit gjeologjik banorët e pallatit të rrezikuar në Gjirokastër vijojnë të strehohen tek të afërmit.

Disa familje kanë vizituar banesat dhe janë larguar ndërsa disa të moshuar nuk i kanë braktisur shtëpitë për asnjë moment pas urdhërit të evakuimit.

Këtë mëngjes çarjet në strukturën e rrugës pranë pallatit dhe në shpatin e kodrës duken të thelluara. Specialistët presin që një tjetër masiv dheu të shkëputet në çdo moment por gjykojnë se ajo nuk do të prekë themelet e pallatit. Raporti gjeologjik që do të vlerësojë qëndrueshmërinë e shtresave gjeologjike dhe rrezikun për 2 godinat e evakuuara pritet që t’i komunikohet autoriteteve vendore sot.

Sipas sherbimit gjeologjik, ndërhyrja stabilizuese e shpatit që është duke rrëshqitur është emergjente pavarësisht konkluzioneve finale mbi nivelin e rrezikut.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA