Kryeministri tajlandez lë ‘binjakun’ të përgjigjet

09/01/2018 14:21

Kryeministri tajlandez gjeti një mënyrë të re dhe mjaft origjinale për të shmangur apo injoruar pyetjet e gazetarëve.

Ndërsa të gjithë prisnin zhvillimin e konferencës për shtyp në Bangkok, Prayuth Chan-ocha u shfaq në podium, por në vend që të fliste, vendosi aty një imazh të tij prej kartoni në përmasa reale.

“Nëse doni që të bëni pyetje për politikën apo konfliktet, pyesni këtë tipin”, deklaroi ai dhe pastaj u largua duke lënë pas zëvendësin e tij të heshtur.

Kjo s’është hera e parë që që kryeministri shmang pyetjet e mediave. Ish-gjenerali që mori pushtetin në grushtin e shtetit të vitit 2014, nuk i ka qejf pyetjet e gazetarëve, sidomos për premtimet e pambajtura.

Junta ushtarake e kryeministrit Chan-Ocha gëzonte mbështetje të madhe në fillim, pasi mori pushtetin pa dhunë. Por zgjedhjet që premtohen dhe nuk mbahen, pushteti i tij që zgjatet pa fund, politikat represive të qeverisë dhe mungesa e transparencës, kanë bërë që shumë tajlandezë të ndryshojnë mendim.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA