Franca po i bashkohet një grupi të vogël vendesh të tjera europiane, duke përcaktuar një limit shpejtësie më të ulët në rrugët dytësore të vendit.
Limiti aktual prej 90 km në orë në rrugët dytësore do të ulet në 80 km në orë, duke iu bashkuar Zvicrës, Norvegjisë dhe Holandës, që kanë limitet më të ulëta të shpejtësisë në Europë.
Pas statistikave të errëta të 15 viteve më parë, Franca tani ka reduktuar vdekshmërinë në aksidente rrugore në rreth 4.000 në vit. Gjysma e tyre ndodhin në rrugët dytësore, ndaj Franca beson se një limit më i ulët shpejtësie mund të shpëtojë rreth 400 jetë njerëzish në vit.
Me këtë lëvizje, Franca i bashkohet më të ngadaltëve në Europë, edhe pse Danimarka ka prishur trendin dhe ka vendosur të ecë në tjetër drejtim, duke e rritur limitin e shpejtësisë në rrugë dytësore në 90 km në orë.
Suedia ka limitin më të ulët të shpejtësisë në Europë, e në të njëjtën kohë edhe numrin më të ulët të viktimave nga aksidentet rrugore. Në përgjithësi, në Europë është shënuar një rënie e viktimave nga këto aksidente, me Suedinë, Britaninë dhe Holandën që konsiderohen si vendet më të sigurta për të drejtuar automjetet.
Progresi, ndërkohë, është më i ngadaltë në Europën Lindore, ku sipërfaqja e rrugëve dhe mirëmbajtja e mjeteve shpesh është jo në nivelin e duhur.
Top Channel