Kooperacioni italian do të financojë të gjithë pyllin orbital që do të rrethojë kryeqytetin. Kryetari i bashkisë Erion Veliaj ka firmosur një marrëveshje. Projekti i pyllit orbital parashikon gjelbërimin në 23 zona në kryeqytet si periferi ashtu dhe në zona urbane.

“Mezi pres që pasi kjo firmë të hyjë në fuqi, të fillojmë kontraktimin e atyre që do të na prodhojnë projektin dhe besoj që deri në vitin 2030 do të kemi në qytetin e Tiranës më shumë pemë se ç’kemi trashëguar kur e morëm detyrën në këtë qytet. Jo vetëm në periferi ku tashmë kemi filluar, por edhe në zonat urbane të Tiranës, do të jetë produkt i këtij financimi të Kooperacionit italian për të cilin unë jam shumë mirënjohës”, tha Veliaj.

Kryetari i bashkisë Veliaj i bën thirrje të gjithë institucioneve private dhe publike t’i bashkohen nismës për mbjelljen e pemëve të reja, ndërkohë që theksoi se kjo marrëvshje është një tjetër bashkëpunim i frytshëm me Italinë.

“Kjo marrëveshje është në vijim të marrëdhënieve fantastike të dy vendeve tona, por sigurisht të qytetit të Tiranës. Me një kompani publike mes Bashkisë së Tiranës dhe Bashkisë së Veronës pastrojmë qytetin, në bashkëpunim me qytetin e Firences do të kemi biçikletat dhe korsitë e biçikletave, me Bashkinë e Milanos dhe arkitektë milanezë kemi bërë planin urbanistik, me puliezët jemi duke punuar në fushën e ujit. Kjo e sotmja është një tullë mbi një raport fantastik dhe ideal që Shqipëria ka me Italinë, por sidomos Tirana me qytetet italiane, nga e cila ka buruar dhe gjithë ky bashkëpunim, që po përkthehet në mënyrë ditore, në të mira publike, në përfitim të qytetarëve”, u shpreh kreu i bashkisë së Tiranës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA